Ja cilit mashkull "i lutej" Meghan Markle para se të njihej me Princ Harryn

Ja cilit mashkull "i lutej" Meghan Markle para se të njihej me

Ish-aktorja Meghan Markle ka një vit që shijon martesën me Princ Harry dhe së fundmi janë bërë prindër të një djali. Por, janë zbuluar mesazhet sekrete që shkëmbente me një fituesin e X-Factor, Matt Cardle vetëm disa muaj para se të njihej me Princ Harryn.

Ishte Meghan që i shkruajti këngëtarit për ta komplimentuar për talentin, para se të shpallej fitues i konkursit.

"Matt ndoqi në rrjete sociale Meghan në fillim të vitit 2015 pasi mendonte se ajo ishte ylli i shfaqjes 'Suits'. Por u surprizua kur Meghan ia ktheu ftesën dhe i shkruajti një mesazh. Ajo i thoshte se ishte fanse e madhe e punës së tij. Matt nuk mund ta besonte se një yll hollivudi si Meghan e njihte dhe ishte aq i lumtur sa vazhduan bisedën derisa vendosën të takoheshin", tha një burim për "TheSun".

Takimi nuk u bë kurrë pasi Matt ndjente akoma për të dashurën e tij Amber Hernaman, e cila e ndihmoi gjatë periudhës së vështirë që përjetoi. Sipas burimeve, Matt nuk i ktheu përgjigje Meghan kur i kërkoi të takoheshin dhe nuk kontaktuan më.

Matt vazhdon lidhjen me Amber, të cilën e vlerëson që e mbajti esëll kur luftonte me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

EMISIONET