Italianët, viktima të "fake news"

Italianët, viktima të "fake news"

Përgjatë vitit 2017, 1 italian në çdo 5 persona ka qenë viktimë e lajmeve të rrema. "Fake news" janë një nga plagët më të mëdha të botës së internetit dhe ky fenomen ka prekur në mënyrë të veçantë italianët.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Studimeve Politike e Sociale Demos-Coop, 56 % e italianëve kanë konsideruar një lajm të rremë si të vërtetë e 23 % e tyre e kanë shpërndarë këtë lajm duke u bërë bashkëfajtor i një "fake news".

Interneti është burim informacioni për rreth 15 milionë italianë. 17 % e tyre përdorin kryesisht portalet gjenerike, 2.4% e tyre rrjetet sociale e 6 % portalet institucionale.

Mjaft shqetësuese janë informacionet e rreme të marra përmes internetit në fushën shëndetësore.

8.8 milionë italianë kanë qënë viktimë të "fake news" në informacione e konsultime të marra në fushën e shëndetit. 

Për këtë tipologji "fake news" tre janë kategoritë e personave që janë viktima të informacioneve të gabuara mjekësore ; të moshuarit, studentët e mbi të gjitha prindërit. 

Konsiderohen mbi 3.5 milionë prindër italianë viktima të këtij fenomeni, që konsultohen për shendetin me anë të internetit dhe marrin vendime pa u këshilluar me mjekun. 

Por gjithashtu sipas këtij studimi janë rreth 69% e italianëve që dëshirojnë të lexojnë informacione të vërteta në web e konsultime të certifikuara nga profesionistë e ekspertë të fushës ku kërkohet të merret informacioni.

EMISIONET