Italianët marrin hak, plagosin me thikë dy tifozë të Celtic

Italianët marrin hak, plagosin me thikë dy tifozë të Celtic

Dy tifozë të Glasgow Celtic kanë përfunduar në spital, pasi u plagosën me thikë në kryeqytetin italian, Romë, në prag të ndeshjes kundër Lazios në UEFA Europa League.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, me autoritetet italiane që zbulojnë moshën e të plagosurve por jo identitetin e tyre.

Një 52 vjeçar u qëllua me thikë pas një përleshje që ndodhi mes mbështetësve të dy klubeve jashtë një bari irlandez, ndërkohë, pak minuta më vonë, një 35 vjeçar u plagos me thikë në "Piazza Beniamino Gigli".

Pavarësisht lëndimeve të marra, asnjëri nga të plagosur nuk ka rrëzik për jetën. Incidenti vjen si pasojë e tensioneve të ndodhura në takimin e parë mes dy klubeve në Glasgow.

Shkak u bë një flamur i paligjshëm i shpalosur nga vendasit, ku shfaqej ish diktatori italian, Benito Mussolini.

Reagimi i bardhekaltërve ishte i shpejtë, me tifozë të Lazio që përshëndeten në mënyrë fashiste, para dhe gjatë ndeshjes, të cilën Celtic e fitoi me shifrat, 2-1.

EMISIONET