Parlamenti Italian ka votuar pro miratimit të një ligji të ri kushtetues që shkurton dukshëm numrin e deputetëve dhe senatorëve në Parlamentin Italian.

Ky ligj i ri parashikon që Parlamenti i ardhshëm italian të ketë 600 deputetë e senatorë nga 946 që është numri i tyre aktual. Nga 630 deputetë , numri i tyre do të ulet në 400, ndërsa nga 315 senatorë numri i tyre do të jetë 200.

Ky ligj i ri do të sjell për arkën e shtetit një kursim prej 100 milionë euro në vit e që do të thotë rreth 500 milionë euro në çdo legjislaturë e 1 miliardë euro në një dhjetëvjeçar.

Ligji u miratua me 553 vota pro, 14 vota kundër e 2 vota abstenim.

Kanë votuar pro këtij ligji të gjitha forcat politike .

Raporti aktual mes parlamentarëve të zgjedhur dhe banorëve në Itali është 1 parlamentar në  çdo 61 mijë banorë. Ligji i sapo aprovuar do të bëjë që në çdo 151 mijë banorë të ketë 1 deputet e në çdo 302 banorë te ketë 1 senator.

Ligji i ri mbi reduktimin e  numrit të parlamentarëve është propozuar nga Lëvizja 5 Yje, pjesë e premtimeve të fushatës elektorale të vitit 2018.

Sot në miratimin e tij, deputetët e senatorë 5 Yje mbajtën një manifestim demonstrues para selisë së parlamentit ku shfaqej një pankartë gjigante me poltrone që simbolikisht u pre me gërshërë nga lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio.

/Ora News.tv/