Moti i keq në Itali, shkon në 7 numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë.

Ka shkuar në 7 numri i viktimave të identifikuar dhe 1 person rezultojnë ende të humbur.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios. 

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e  Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunë Fletre.

Një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.

Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim. Era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Drejtoria e Mbrojtjes civile informon qytetarët të jenë të kujdesshëm e të qëndrojnë në banesa duke evituar daljet në rrugë.

Ministria e Brendshme Italiane në kontakt me Prefekturat ka kërkuar të merret në vlerësim mundësia e mbylljes së shkollave dhe zyrave publike në të gjithë territorin gjatë ditës së nesërme.


17:56 -Italia përfshihet nga moti i keq, tre viktima

Italia është mbërthyer nga moti i keq me shira të shumta e erë të fortë pothuajse në të gjithë territorin.  

Shkolla janë mbyllur në mjaft rajone italiane e Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon për një përkeqësim të motit gjatë pasdites e mbrëmjes së sotme,

Në rajonin e  Sardenjës era e fortë ka arritur mbi 160 km/orë shpejtësi duke regjistruar dëme në komunat Narcao e Villaperuccio ndërsa në Kalabri një person rezulton i humbur pas përmbysjes së barkës së tij me vela në afërsi të molit të Lido di Catanszaro.

Qyteti i Venecias është përmbytur në 70 % të sipërfaqes së tij e pritet që niveli i ujit të arrij në 160 cm. Governatori i rajonit të Venetos ka kërkuar ndihmën e qeverisë qendrore i preokupuar për reshjet e shumta të shiut që kanë kapërcyer 400 mm për metër kub.

Moti i keq e era e fortë ka ndaluar lëvizjen e trageteve në të gjithë rajonin e Toskanës e në komunën Castiglione di Pescaia, kryetari i Bashkisë i ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga banesat.

Në rajonin e Lombardisë rreth 400 persona fëmijë e personel janë evakuuar mëngjesin e sotëm  nga një cerdhe në komunën Romano di Lombardia.

Në kryeqytetitn italian Romë e në të gjithë rajonin e Lazios shkollat janë mbyllur e era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e pemëve e bllokimin e disa rrugëve. Një pjesë e autostradës A24 është mbyllur e probleme ka pasur në disa stacione metroje e në hekurudhën lokale Roma-Lido.

Shkolla janë mbyllur dhe në rajonin e Abruzzso për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumit Sangro.

Sistemi i mbrojtjes civile ka aktivizuar të gjitha nivelet territoriale për koordinimin  e përballimit të motit të keq në të cilin është përfshirë vendi.

Shikoni të gjith FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET