Italia kërkon mjekë të huaj

Italia kërkon mjekë të huaj

Strukturat publike spitalore e private italiane po përballen me mungesën gjithnjë e në rritje të mjekëve të specializuar, dhe kërkojnë të punësojnë mjekë të huaj.

Alarmi vjen nga sindakata e mjekëve sipas të cilëve mungesa e mjekëve  italianë të specializuar, si dhe reforma e re e pensionit e miratuar nga qeveria, pritet të krijoj brenda vitit 2025  një boshllëk prej mbi 22 mijë vende pune në sistemin shëndetësor spitalor e ambulator italian.

Në Itali punojnë rreth 19 mijë mjekë të huaj mes të cilëve dhe mjaft mjekë shqiptarë që kanë studiuar në Universitet shqiptare apo janë specializuar o kanë studiuar në universitetet italiane.

Por shumcia e tyre mund të punësohen vetëm në spitalet e qëndrat mjekësore private pasi në ato publike është e domosdoshme të jesh nënshtetas italian.

Rajoni i Venetos është i pari ndër 20 rajonet italiane i cili i është drejtuar Shoqatës së Mjekëve të huaj në Itali duke i kërkuar  400 mjekë të huaj të specilaizuar për t'i punësuar në territorin e provincave të Veronës, Padovës, Trevizos e Vincenzës.

Kërkohen pediatër, radiologë, anestezistë, gjinekologë, ortopedë e mjekë të urgjencës për t'u pënësuar 85% në sektorin privat e 15 në sektorin shëndetësor publik.

Këtë lajm e ka bërë publik në një intervistë të dhënë sot në të përditshmen italiane "Corriere della sera", Foad Aodi, kryetari i shoqatës së mjekëve të huaj në Itali.

Sipas tij pas rënies së murit të Berlinit, në Itali pati një flusk të dukshëm të mjekëve të huaj nga Europa Lindore si nga Shqipëria, Rumania, Moldavia, Polonia etj të cilët bënë konvertimin e diplomës së tyre universitare duke iu njohur e drejta e punësimit në strukturat shëndetësore italiane.

Ndërsa aktualisht sot, sipas tij, numri i mjekëve të huaj po shtohet për shkak të numrit të mbyllur të kuotave të specilaizimit për studentët e mjekësië, gjë që ka reduktuar dukshëm nurmin e mjekëve specialistë italianë.

Gjatë viteve të fundit në Itali është rritur dukshëm dhe numri i infermierëve me kombësi të huaj për shkak të kërkesës së lartë të punësimit për ta. Në Itali janë rreth 37 mijë inferimierë të huaj kryesisht nga Europa Lindore mes të cilëve dhe mjaft shqiptarë. Gjthashtu ka një shtim kërkese dhe për fizioterapistë,  farmacistë e dentistë.

Për përballimin e kërkesës së lartë për mjekë specialistë e figurave të tjera të sektorit të shëndetëissë sipas kryetarit të shoqatës së mjekëve të huaj, Fuad Aodi, Italia duhet të lejoj pjesëmarrjen në konkurse publke dhe punësimit ne spitalet publike dhe të mjekëve jo nënshtetas italianë.

"Italia ka sot nevoj për mjekë të huaj pasi nuk arrin të përdor si duhet mjekët e diplomuar qoftë italainë apo me kombësi të huaj", është shprehur ai.

EMISIONET