Italia del nga recesioni

Italia del nga recesioni

Ekonomia italiane ka arritur të dalë nga recesioni në të cilin ra në dy tremujorët e kaluar, duke u rritur me 0,2 për qind.

Instituti italian i Statistikave informoi se pritshmëritë e ekonomistëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë u kapërcyen falë rezultateve më të larta në sektorët e bujqësisë, industrisë, shërbimeve, por edhe eksporteve.

Nga viti në vit, ekonomia ka përparuar me 0,1 për qind, por mbetet tejet e dobët krahasuar me periudhën para fillimit të krizës ekonomike 11 vjet më parë, kur rritja shkonte gati 5 për qind.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Xhovani Tria, dhe zv.kryeministri italian Luixhi di Maio thanë se gjendja materiale dhe financiare e vendit është solide dhe është përmirësuar niveli i papunësisë.

Di Maio shtoi se në Ditën e nesërme të Punëtorëve qytetarët kanë arsye për të festuar bilancin inkurajues ekonomik.

Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të borxheve, si Standard & Purs, por edhe lobi i bizneseve vendëse, Konfindustria, javën e kaluar njoftuan se situata ekonomike në Itali mbetet delikate dhe se stanjacioni mund të vijojë përgjatë gjithë vitit.

Italia në fundvitin 2018 ishte nga vendi i vetëm i eurozonës që ra në recesion.

Ndërkaq, vendet e Bashkimit Europian kolektivisht u rritën me 0,4 për qind në tremujorin e parë.

EMISIONET