Një 33 vjeçar shqiptar i transportuar nga burgu për në gjykatë për t'u marrë në pyetje, i ka rënë të fikët pak para se të hynte në sallën e gjyqit.

Ervis Gjyshi, u arrestua pak ditë më parë si një nga organizatorët kryesor të trafikut të kokainës, i përbërë kryesisht nga anëtarë të familjes Spinelli. 

I riu u mor nga policia nga burgu Montacuto për t'u dërguar në gjykatë. Pak para se të hynte në sallën e gjyqit, Gjyshi përfundoi në tokë. Për pasojë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa seanca e marrjes në pyetje u shty.

Ai u arrestua gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona.

Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës.



/Ora News.tv/