Një shqiptar 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Xhenovas, në Itali.

Policia njofton se shqiptari kishte mundur t'i shpëtonte arrestit shtëpiak, në Rimini dhe ishte drejtuar drejt një stacioni hekurudhor Principe, por në atë orar nuk ishte planifikuar të mbërrinin ose të niseshin, trena.

Nxitur nga ky fakt, policët kontrolluan shqiptarin, i cili rezultonte pa dokumente identifikimi. Ai u shoqërua në komisariatnin e Plofer ku më pas u vërtetua se shqiptari i kishte shpëtuar arrestit shtëpiak, pasi ishte dënuar për tëntativën e vrasjes së dy bashkëkombasve të tij.

Më pas shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Marassi.  

/Ora News.tv/