Itali, shqiptarit i gjejnë 3.5 kg kokainë të fshehur në dollap

Itali, shqiptarit i gjejnë 3.5 kg kokainë të fshehur në

Një 28 vjecar shqiptar është arrestuar në Piacenza te Italisë me akuzën e trafikut të kokainës.

Në banesën e tij janë gjetur 3.5 kg kokainë e cila mund të përgëtiste 5 kg doza droge me vlerë 250 mijë euro.

Shqiptari identifikuar Elton Barameto konsiderohet një nga korrierët me të mëdhenj të trafikut të drogës në rajonin e Lombardisë . Ai furnizonin të gjithë korrierët e vegjël të drogës.

Shqiptarit iu sekuestruan dhe 30 mije euro cash e në automjetin e tij tip Golf u gjet një vend i fshehtë i modifikuar enkas per fshehjen e drogës.

Kokaina e sekuestruar ishte konfeksionuar në 6 pako të fshehur në një dollap në banesën e tij në Piacenza.

Hetimet kanë zbardhur se korrieri shqiptar i drogës furnizonin trsgjet e shitjes në Piacenza, Lodi, Cremona e Mantova.

Autoritetet policore informojnë se shqiptari ndodhet në burgun e Novates në dispozicion të autoriteteve policore.

EMISIONET