Një sherr për motive banale në një familje emigrantësh shqiptarë në Itali është shndërruar në një tragjedi.

45 vjeçari Shpendi Alushi është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij Luan Zalta me profesionin kamionist.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Nettunos në provincën e Romës, ditën e dielë datë 27 tetor.

Autori i krimit 50 vjeçari Luan Zalta është vëllai i bashkëshortes së viktimës.

Viktima Shpend Alushi së bashku me familjen banonte në komunën Casal De Principe të Casertas. Ditën e dielë së bashku me bashkëshorten e tij mbërrijnë në banesën e Luan Zaltës në qytezën e Nettunos.

Sipas dëshmive të familjarëve një sherr mes dy kunetërve ka degjeneruar fillimisht në dhunë fizike e më pas ka qenë Luan Zalta i cili ka qëlluar me pushkë kunatin e tij Shpend Alushi.

Një plumb i vetëm e ka marrë në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen. Ai ndërroj jetë pak orë pas ngjarjes në spitalin e Anzions.

Autori i krimit 50 vjecari Zalta ka lajmëruar forcat e rendit e është vetë dorëzuar tek autoritetet italiane.

Arma e zjarrit rezulton të jetë e paregjistruar.

Sipas dëshmitarëve motivi i vrasjes janë akuzat për tradhëti bashkëshortore që autori i krimit kishte ngritur ndaj viktimës.

Prej kohësh marrëdhëniet mes dy kunetërve ishin konfliktuale

/Ora News.tv/