Itali, shqiptari thyen me çekiç kazinonë për "hakmarrje"

Itali, shqiptari thyen me çekiç kazinonë për

Një 37 vjeçar shqiptar theu një kazino në Itali, jo për të vjedhur, por për arsye "fiksimi". 

Mediat italiane shkruajnë se 37 vjeçari dëshironte të luante deri vonë në kazino, por pronarët i thanë se orari kishte përfunduar dhe se do të mbyllej. 

Pronarët e detyruan të ndërpriste sesionin e fundit të lojës. Burri u mërzit nga kjo "fyerje" dhe u kthye natën i armatosur me një çekiç dhe mori hak duke shkatërruar dritaret e aktivitetit të lojërave të fatit në Cefalù.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin, ndërsa shqiptari u ndalua dhe pranoi aktin e kryer. Ngjarja ka ndodhur natën midis 13 dhe 14 janarit.

Kamerat e sigurisë filmuan burrin teksa iu ofruar ndërtesës me një helmetë në fytyrë dhe një çekiç në duar.

Në atë moment filloi të godiste me forcë dritaren derisa ajo u thye dhe pastaj u zhvendos në errësirën e natës.

Hetimet e agjentëve të stacionit të policisë në Cefalù kanë bërë të mundur që të identifikojnë punëtorin shqiptar në shtëpinë e të cilit u gjetën dy helmetat dhe rrobat e veshura atë natë.

 

EMISIONET