Ngjarja tragjike e konsumuar një natë më parë në Piacenza të Italisë ka troditur opinionin publik e komumitetin shqiptar në këtë territor

52 vjeçarja shqiptare Elsa Tereziu humbi jetën pas disa goditjesh me thikë nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti. Trupi i saj u gjet pa jetë në kuzhinën e apartamentit të tyre. 67 vjecari Xhevdet Mehmeti është dorëzuar në polici duke pranuar autorësinë e krimit.

Mediat italiane përcjellin informacionin e policisë se në të shkuarën kishin ndërhyrë disa herë në apartamentin e familjes shqiptare për të sheshuar grindjet mes çiftit.

Madje viktima Elsa Tereziu kishte marrë disa herë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit për shkak të dhunës së ushtruar nga bashëkshorti. Por asnjëherë ajo nuk e kishte denoncuar dhunën duke pohuar se ishte vrarë aksidentalisht.

Autori i krimit Xhevdet Mehmeti i vetëdorëzuar në polici, gjatë natës është marrë në pyetje nga prokurori Antonio Colonna,

Në pyetje janë marrë dhe dy fëmijët e çiftit, në vecanti 17 vjecari shqiptar i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë e në dhomën e tij.

Apartamenti i çiftit shqiptar është vënë nën sekuestrim nga policia italiane, ndërsa në orët e ardhshme pritet të kryhet dhe autopsia mbi trupin e viktimës.

/Ora News.tv/