Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë.

Shqiptari u kap me 4 paketime kokainë (6.35 gram secila) të fshehura brenda të brendëshmeve dhe gati për t’u shitur.

Pas këtij momenti policia shtriu kontrollin e saj në shtëpinë e të riut, ku gjeti dhe sekuestroi 14 paketime të tjera kokainë. Pesha në total e tyre ishte  44.5 gramë. Gjithashtu u gjetën edhe 5.8 gram marijuanë e 470 euro para të gatshme.

Më pas shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u dënua me dy vjet burg dhe 4000 euro gjobë.

/Ora News.tv/