Itali: Shkatërrohet organizata kriminale dhe sekuestrohen 22 mln euro pasuri, mes tyre një shqiptar

Itali: Shkatërrohet organizata kriminale dhe sekuestrohen 22 mln euro

Autoritetet e Guardia di Finanza të Romës kanë ekzekutuar urdhërin e sekuestrimit të pasurisë ndaj 5 anëtarëve të grupit kriminal Lovine i klanit mafioz Casalesi (Caserta në provincën e Napolit) dhe grupit Guarnera të Acilias (Romë) në bashkëpunim kriminal mes tyre.

I përfshirë është dhe shqiptari Arben Zogu.

Urdhëri është firmosur nga Gjykata e Lartë e Romës i cili ka vendosur sekuestrimin përfundimtar të pasurisë së Arben Zogut , Sergo Guarnera, Sandro Guarnera, Mario Lovine, Franco Crispoldi.

Të pestë janë arrestuar gjatë operacioneve të koduar "Criminal Game" e "Vento dell'est".

Akuza ndaj tyre është për drejtimin e një organizimi kriminal të strukturuar për krime zhvatje me kërcënim, aksione të dhunshme për përvetësim të paligjshëm, fajde, konkurrencë të paligjshme tregu, falsifikim fiskal e trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Nën sekuestrim përfundimtar është vënë pasuria e tyre me vlerë 22 milionë euro.

Janë sekuestruar kapitalet i 7 sipërmarrjeve, 9 banesa, një sipërfaqe toke, 2 autovettura, 1 motorr e raporte financiare.

Shqiptari Arben Zogu i njohur me nofkën Rikardino  ëshrë një personazh i njohur i krimit të organizuar në kryeqytetiin italian Romë.

Ai është i akuzuar dhe në procesin gjyqësor të operacionit "Mafia Capitale", ndaj të cilit është kërkuar 20 vite burg për aktivitet kriminal në bashkëpunim me bandën e Maglianas drejtuar nga Massimo Carminati.

Ky i fundit pas arrestimit 5 vite më parë, më datë 16 qershor 2020 del nga burg e në liri të plotë për skadim të afatit të porcesit gjyqësor, dhe vetëm 2 ditë më parë drejtësia italiane e vuri nën urdhërin e detyrimit të mos largimit nga banesa e nga territori italian.

EMISIONET