Itali, sherr mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë, 5 të plagosur

Itali, sherr mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë, 5 të

Të burgosur italianë dhe shqiptarë u përfshinë në një konflikt ku si pasojë pesë persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Sant'Angelo dei Lombardi.

Lajmi u bë i ditur nga autoritet italiane të burgjeve, që shtuan se një nga personat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa përcaktuar kombësinë e tij.

Identitetet e personave të plagosur ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa është dashur ndërhyrja e personelit të policisë së burgut për të shmangur një tragjedi të mundshme.

EMISIONET