Përdornin licencën për tregtimin e kanabis light për të prodhuar e trafikuar marijuanë e hashash ilegal.

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar e vënë në pranga 4 persona për trafik lëndësh narkotike.

Dy prej të arresturve janë shqiptarët Ferdinand Kekaj 35 vjec e Xhuljano Prifti 35 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 450 kg marijuanë në fazë lulëzimi e rritje si dhe hahash në pluhur me vlerë aktive shumë më superiore sa e lejon aktiviteti tregtar i tregtimit të kanabis light,

Droga u sekuestrua në ambientet e kompanisë "4.20 solutions s.r.l" me bazë në komunën Fenegrò në provincën e Komos, që kishte licencë tregimti të kanabis light. Bizensi ishte në pronësi të 2 prej të arrestuarve; shqiptarit Ferdinand Kekaj e shtetasit zviceran Alessio Barone.

Mes të arrestuarve është dhe shtetasi italian Antonio Valenzisi, 56 vjec i akuzuar për trafik droge e pjesëmarrje në aktivitet e organizim mafioz në lidhje me mafian kalabreze Ndrangheta.

/Ora News.tv/