Policia italiane e Raguzës ka arrestuar tre shqiptarë, pasi u kapën me një sasi prej 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.

Siç raportojnë mediat vendase, shqiptarët e arrestuar janë, Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.

Droga ishte fshehur në një shtëpi në Vittoria. Qentë anti-droge gjatë patrullimit të zonave të jashtme pranë vilës, kanë zbuluar gjithashtu praninë e drogës brenda një automjeti të parkuar.

Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro. Ndërsa një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime të tjera të kryer në Romë.

Po ashtu njëri prej të arrestuarve lëvizte me kartë identiteti greke të falsifikuar.

/Ora News.tv/