Itali, merren në pyetje truprojet e diskos ku ndodhi tragjedia
Është shndërruar në tragjedi të rëndë koncerti i reperit të njohur italian Sfera Abbasta natën e shkuar në një diskotekë të njohur në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.40 të natës së shkuar në diskotekën 'Aterna Azzura" në komunën Corinaldo në provincën e Ankonës.
Motivi i tragjedisë ndoshta është përdorimi i një sprai djegës që ka shkaktuar panik tek të rinjtë të cilët janë përpjekur të dalin nga diskoteka. Shkaqet e vdekjes së 5 të rinjve e nënës së njërës prej tyre janë shtëpia e trupave nga masa që përpiqej të gjenin një rrugë dalje.
Në diskotekë mendohet se ndodheshin rreth 1000 persona të mbledhur për të ndjekur koncertin e reperit italian Sfera Ebbasta.
Bilanci i fundit i raportuar nga autoritetet italiane është 6 viktima e 50 të plagosurve e 14 prej tyre në gjendje të rëndë. Një prej viktimave është nëna e një prej të rinjve. Dëshmitarët kanë rrëfyer momente dramatike të personave që shtypeshin e shkeleshin në përpjekje për të dalë nga diskoteka.
Autoritetet italiane po marrin në pyetje 6 truprojet e diskotekës.
Mbi 100 persona janë të plagosur, mes tyre 10 janë rëndë.