Itali, me djalin 4 vjeç shqiptari trafikonte 6 kg kokainë

Itali, me djalin 4 vjeç shqiptari trafikonte 6 kg kokainë

Guardia di Finanza Italiane e Savonës ka arrestuar në flagrancë një shqiptar 30 vjeçar, i cili transportonte në bordin e automjetit të tij Woslwagen Passsat 6 kg kokainë e pastër.

Së bashku me të udhëtonte dhe partnerja e tij dhe një vogëlush 4 vjeç.

Shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rrugor në daljen e autostradës në afërsi të komunës Zinola.

Kokaina e konfeksionuar në 5 pako u gjet e fshehur në bagazhin e automjetit. Kokaina ishte e cilësisë mjaft të pastër me një vlerë të lartë përfitimi në shtije.

Partnerja e shqiptarit është denoncuar në gjendje të lirë , ndërsa 30 vjeçari është vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

EMISIONET