Itali, mbyllet fushata elektorale, votimet të dielën

Itali, mbyllet fushata elektorale, votimet të dielën

Mbyllet sot fushata elektorale në Itali. Nesër është ditë heshtje për të gjitha forcat politike e të dielë rreth 46 milionë italianë janë thirrur në votime për të zgjedhur legjislaturën e re të parlamentit italian.

Ka qënë një fushatë e ashpër zgjedhore me majft episode të dhunshme mes militantëve të forcave ekstremiste të së majtës e së djathtës italiane. Për t'u shënuar është ngjarja dramatike në qytetin e Maceratës ku një militant e ish kandidat i Lidhjes së Veriut për motive raciste qëlloi me armë zjarri ndaj emigrantëve me ngjyrë duke plagosur 4 prej tyre.

Pak orë para mbylljes së kësaj fushate, me një manifestim zyrtar mbajtur në Romë, "Lëvizja 5 Yje" ka prezantuar skuadrën e qeverisë së tyre në rast fitoreje. Janë 17 ministra, 5 prej të cilave femra e dy ministri të reja : Ministria e Meritokracisë dhe Ministira për Fëmijërinë.

Ndërsa qëndra e djathtë me anë të një interviste televizive të liderit të Forza Italias, Silvio Berlusconi, ka zyrtarizuar kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani si kryeministër i këtij koalicioni në rast fitoreje. Nga ana e tij kreu i Europarlamentit ka pranuar zytarisht kandidaturën e tij. Idea e Antonio Tajanit si kryeminsitër i ardhshëm i Italisë është kultivuar gjatë në këtë fushatë elektorale nga lideri i Forca Italias duke u kosideruar si figura idelae që dakortëson të gjitha forcat politike në vend si dhe siguron të gjitha isntitucionet europiane.

Në mbyllje të kësaj fushate elektorale qëndra e majtë italiane e drejtuar nga ish kryeminsitri Matteo Renzi kërkon votën e italianëve duke denoncuar një rrezik konkret për Italinë që është krijimi i një qeveri mes aleancës së Lëvizjes 5 Yje e Lidhjes së Veriut. "Një qeveri e tillë do të çojë vendin drejt kaosit", deklaroi Renzi.

Në këto zgjedhe Partia Demokratike synon të jetë forca kryesore politike në parlament ndërsa për zgjedhjen e kryeminsitrit në rast fitoreje , Matteo Renzi shprehet se do të mbështesë çdo kandidaturë të dalë nga radhët e Partisë Demokratike.

Në favor të votës ndaj qëndrës së majtë italiane është shprehur dhe kryeministri Paolo Gentiloni për të cilin "rreziku më i madh për vendin do të ishte fitorja e një force populiste. Por gjithashtu dhe mungesa e fitores së një mazhorance e rikthimi në votime do të rrezikonte stabilitetin në vend."


EMISIONET