Një gomone me 1.700 kg drogë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit, në afërsi të brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias, ndërsa në bordin e mjetit janë ndaluar dy shtetas shqiptarë. 

Gomonia e pajisur me dy motorë të fuqishëm u ndalua pas disa minutave ndjekjeje nga ajri me një helikopter të forcave të policisë italiane dhe nga deti përmes skafeve të rojes bregdetare e të financës italiane.

Sipas Guardia Di Finanza vlera e drogës nëse do të hidhej në treg arrinte në 1.5 milionë euro.

Nga u nis gomonia me drogë? - Media italiane ilmessaggero.it shkruan se gomonia ishte nisur nga Shqipëria por policia e shtetit e mohon.  "Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale" thuhet në njoftimin e policisë

Ndërsa ilmessaggero.it shkruante sot: "Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar". 

Gomonia u pikas ne dalje te ujrave kroate  

Policia e shtetit shqiptar informon: "Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale. Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje (14 shtator)  rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate."

Kush jane te arrestuarit? - Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç. Ndërsa ngarkesa e drogës së sekuestruar është rreth 1.700 kg kanabis.

Policia Italiane ende nuk ka një komunikim mbi këtë operacion.

Gomonet e sekuestruara - Vetëm dy ditë më parë në provincën e Foggias një megaoperacion i policisë italiane coi në shkatërrimin e një klani mafioz të Sacra Corona Unita i cili ishte në biznes me grupet kriminale shqiptare për kontrollin e trafikut të marijuanës.

Pas këtij operacioni prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 16 mjete lundruese me dorgë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekesutruar 16 tonë marijaunë.

/Ora News.tv/