Itali, kapet shqiptari me 2 kg heroinë me vlerë 160 mijë euro

Itali, kapet shqiptari me 2 kg heroinë me vlerë 160 mijë euro

Policia Financiare italiane ka arrestuar në flagrancë një korrier shqiptar droge me inicialet G.E., 30 vjeç.

Në zotërim të tij u gjetën 2 kg heroinë me të cilën mund të përgatiteshin mbi 8 mijë doza droge. Policia italiane informon se kjo sasi droge do të sillte një përfitim tregu prej 160 mijë euro.

Ndalimi i shqiptarit u bë në qëndër të qytetit të Peskarës pas një kontrolli në territor të forcave të rendit.

Heroina u gjet në çantën e shqiptarit e fshehur brenda një kutie kartoni drithërash. Heroina ishte  e konfeksionuar në 3 pako.

Pas identifikimit shtetasi shqiptar është shoqëruar në qëndrën e vuajtjes së dënimit në komunë San Donato.

Autoritetet italaine kanë nisur një proces hetimor.

EMISIONET