Itali, goditet organizata që merrej me trafik armësh dhe emigrantësh, kishte lidhje me UÇK-në

Policia italianë ka goditur një grup kriminal që merrej me trafik emigrantësh dhe trafik armësh.

 Në pranga janë vënë 17 persona në Palermo dhe sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihadiste.

Tgcom 24 shkruan se organizata synonte në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, trafikimit të armëve luftarake, riciklim të diamanteve, arit dhe parave.

Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën Ballkanike. Përmes Italisë dhjetëra persona, falë këtij grupi kriminal janë përpjekur që të shkojnë në Zvicër dhe në Europën Veriore.

Struktura kriminale, e cila përbëhej nga personat e arrestuar në Palermo ishte aktive edhe në krahinat e Sondrit, Como, Pordenone dhe Siena, si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.

EMISIONET