Njëzetë e shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni të gjerë kundër drogës nga ana e karabinierëve në Brescia.

Nga 39 persona nën hetim, 29 janë shqiptarë, disa prej të cilëve kanë precedentë të mëparshëm për drogën.

Karabinierët që kryen hetimin kanë certifikuar qindra episode të shpërndarjes së drogës, e cila mbërrinte në Itali nëpërmjet Holandës.

Operacioni i nisur mëngjesin e sotëm (11 mars), u zhvillua nga komanda e policisë në Bergamo, duke ekzekutuar 19 urdhër-arreste kundër kriminelëve "partner të Ndraghetas", të cilët vepronin në Lombardi.

Arrestimet janë në progres përveç në Lombardi edhe në Kalabri.

Hetimet e operacionit të madh, i koduar si "Papa" dhe koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Brescia, vuri në dukje disa krime, duke përfshirë grabitje, pastrimit të parave, etj .

/Ora News.tv/