Itali, goditet banda e trafikut të drogës, në pranga edhe 2 shqiptarë/EMRAT

Itali, goditet banda e trafikut të drogës, në pranga edhe 2

Policia italiane në Venecia ka goditur një grup që merrej me trafikun e drogës, ku në pranga kanë përfunduar 20 persona, mes tyre edhe dy shtetas shqiptarë.

Mediat lokale në Itali kanë publikuar edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup. Në pranga të autoriteteve kanë përfunduar Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.

Grupi kriminal kryente aktivitetin e tij kriminal  në tre shtete në Spanjë, Austri dhe Itali. Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë duke mos  kursyer as ambientet e shkollave.

Po ashtu janë sekuestruar disa pasuri, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.

EMISIONET