Itali, gjykata dënon me 13 vite burg tre kosovarët e arrestuar për terrorizëm

Itali, gjykata dënon me 13 vite burg tre kosovarët e arrestuar

Gjykata e Venecias ka marrë masën e vendimit me burg për tre shtetasit kosovarë të arrestuar në mars të 2017 si anëtarë të një celule xhihadiste që po përgatisnin një atentat terrorist në urën Rialto, një nga simbolet historike të qytetit të Venecias.

Gjykatësi Massimo Vicinanza ka dënuar me 5 vite heqje lirie Arjan Babaj 28 vjec i konsideruar truri i kësaj celule terroriste. Ndërsa Dake Haziraj 27 vjec e Fisnik Bekaj 25 vje janë dënuar me 4 vite burg.

Pas kryerjes së dënimit të tre kosovarët do të dëbohen nga territori italian.

Anëtari i katër i kësaj celule teroriste është minoren dhe i dënuar pak muaj më parë me 4 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësor të arretuarit kanë mohuar fajësinë e tyre duke deklaruar pafajësinë  mbështetur në tezën e keqkuptimit në përkthimin e përgjimeve nga gjuha shqipe në atë italiane.

Një nga argumentet e debatuara në proces ishte zbardhja e një përgjimi telefonik ku ata kërkonin të blenin një armë tip kallasnikov, Justikimi i kosovarëve ishte se do e përdornin për gjueti.

Hetimet e antiterrorizmit italian kanë verifikuar se 4 kosovarët e  arrestuar të cilët punonin si kamarierë në lokalet në qëndrën historike  të Venecias, prej muajve po përgatitnin të kryenin një atentant terrorist.

EMISIONET