Policia financiare e qytetit të Breshias në Itali ka arrestuar dy shqiptarë, një minorenë 14 vjeçar dhe një 24 vjeçar me akuzën e trafikut të drogës të llojit kokainë.

Ata janë ndaluar në bordin e një automjeti dhe në zotërim të 14 vjecarit janë gjetur 6 kg kokainë e ndarë në disa pako.

Pas kontrollit në banesën e minorenit 14 vjecar janë gjetur dhe 9 kg të tjera kokainë, 3 kg prej të cilave ndodheshin në çantën e shkollës së bashku me një peshore të vogël. Ndërsa 6 kg kokainë ishin fshehur në kantinë, celësat e të ilave i ruante 14 vjecar.

Kokaina e sekuestruar do të sillte një përfitim prej 4 milionë e gjysëm euro.

14 vjeçari shqiptar ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë, punëtorë të rregullt e të integruar mirë në jetës sociale breshiane. Një familje perfekte e cila nuk kishte asnjë dijeni mbi atë c' ka kishte bërë djali i tyre.

Sipas hetimeve të policisë italiane 14 vjecari shqiptar është shfrytëzuar si një hallkë lidhëse e trafikut të kokainës nga një organizatë kriminale trafikantësh. Pas marrjes në pyetje minoreni shqiptar ka rrëfyer se ka pranuar propozimin e  bërë nga dikush për të mbajtur fshehur këtë sasi të madhe droge.

Autorittet italaine po hetojnë mbi anëtarë e tjetë të kësaj bande që me shumë gjasa janë trafikantë shqitparë. Shqiptari tjetër i ndaluar 24 vjec ka rrëfyer se është punësuar si korrier droge.

 Ndaj 14 vjecarit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestit me burg pranë qëndrë minorene të vuajtjes së dënimit në Beccaria të Milanso. Ndërsa 24 vjecari është shoqëruar në burgun Canton Mombello të Milanos.

/Ora News.tv/