Itali: Arrestohen 91 persona të lidhur me mafian kalabreze Cosa Nostra

Itali: Arrestohen 91 persona të lidhur me mafian kalabreze Cosa Nostra

Autoritetet e Guardia di Finanza dhe të Antimafias italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mega opearcionin e koduar "Mani in Pasta".

Nën urdhër arrestimi janë vënë 91 persona të lidhur me mafian kalabreze Cosa Nostra.

Gjatë operacionit është sekeustruar një pasuri me vlerë 15 milionë euro. Operacioni është shtrirë në rajonet Sicilia, Lombardia, Piemonte, Liguria, Veneto, Emilia Romagna, Toscana, Marche e Campania.

Në operacion kanë marrë pjesë 500 forca policore e është impenjuar reparti i qenëve antidrogë e mjetet ajrore të Guardia di Finanza. Në mesditë në Prokurorinë e Palermos priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.

EMISIONET