Një 23vjeçar shqiptar, i kapur duke vjedhur  një apartament, ia ka dalë të futet mes hekurave të dhomës së të ndaluarve, falë trupit shumë elegant.

Ndërtesa e re është inaugurar në prill në prani të Salvinit.

Policia e arreston në orën 4 të pas mesnatës, duke e bllokuar në një apartament në Monza, të cilin sapo e kishte boshatisur.

Por dje, në orën 11.30, ora e parashikuar për marrjen në pyetje të të ndaluarit, Elidon Gegaj është kthyer në një ‘fantazëm’ tashmë.

Shqiptari (i cili do mbushte 23 vjeç për pak ditë) përfitoi nga një moment hutimi i agjentëve, duke kaluar përmes hekurave të derës.

Më pas hapi një dritare, doli në ambjentin e jashtëm të strukturës së ndërtuar rishtas, duke rifituar vetë lirinë, pasi ngjiti edhe një mur prej katër metrash.

Sipërmarrje jo e pamundër për një si ai, ‘hajduti akrobat’ i cilësuar nga media italiane ‘corriere.it’, i cili duket se është stërvitur të ngjitet nëpër ballkone, çati dhe mure të lartë.

Zhdukja e Elidon Gegajt u bë e mundur falë një ndarjeje më të gjerë të dy hekurave të derës.

Hekurat në fakt, nuk zgjateshin deri në tavan, por lënë një hapësirë, nga e cila i riu i shkathët dhe i dobët, është futur.

Në atë orë gjithçka ka qenë e lehtë, duke përfituar nga numri i ulët i personelit në ndërtesën e rrugës “Monteveçhia”, inauguruar më 15 prill në prezencë të ministrit të brendshëm Italian Matteo Salvini

/Ora News.tv/