Itali, 26 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në aksident

Itali, 26 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në aksident

Një 26 vjeçar shqiptar banues në Nichelino, gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Itali. 

Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.

"La Republika" shkruan se viktima është Rajmondi Thacina me origjinë nga Shkodra. 

Djali ishte në bordin e një mjeti Citroen C3 së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune. 

Pak përpara kryqëzimit për në Bairo u përplas me një "Fiat Idea" që po vinte në drejtimin e kundërt. Djali vdiq në çast.

Vajza rumune u dërgua me urgjencë në spitalin Giovanni Bosco, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Ai u transportua për në spital pas plagëve të marra. 

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.


EMISIONET