Një i ri shqiptar është goditur me thikë mbrëmjen e shkuar në mes të rrugës dhe autor i ngjarjes është një tjetër shqiptar.

 Ngjarja ndodhi në rrugën "Milano" në Diano Marina në Itali ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale B.A, 22 vjeç. Për ngjarjen, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar.

Konflikti ka lindur për shkaqe familjare.

I riu B.A., është transferuar në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure jashtë rrezikut për jetën. I riu u godit në pjesën e majtë duke i prekur edhe mushkëritë.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptare kishte një marrëdhënien me motrën e agresorit dhe konflikti midis tyre ka shpërthyer në një bar në Aurelia dhe më pas ka vazhduar në stacionin e vjetër hekurudhor në Via Milano ku edhe u godit me thikë.

/Ora News.tv/