Një shtetas shqiptar 27 vjeç është arrestuar për trafik droge nga policia e Bergamos.

Policia italiane e Bergamos ka arrestuar në flagrancë një çift francez  të moshës 58 e 47 vjec si dhe një shtetas shqiptar 27 vjec me akuzën e trafikut të drogës së tipit kokainë.

Arrestimi i tyre është bërë në periferinë e komunës Ponte San Pietro të Bergamos.

Ka qënë automjeti i tipi Seat Ibiza me targë franceze i parkuar në një zonë periferike të qytezës i cili ka tërhequr vëmëndjen e forcave të policisë.

Gjatë kontrollit ata kanë zbuluar në flagrancë një shtetas shqiptar 27 vjeç banues në komunën Grassobbio ndërsa i paguante 180 mijë euro cash ciftit francez , e merrte në dorëzim 5 kg kokainë.

Droga ishte e fshehur poshtë sediljes në një vend të komanduar në mënyrë elektrike për hapjen e mbylljen e tij. Ndaj 3 personave është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.

/Ora News.tv/