Itali, 1700 euro gjobë kush kapet në timon me telefon

Itali, 1700 euro gjobë kush kapet në timon me telefon

Gjatë 2020 Italia përgatitet të vërë në zbatim masa të forta ndëshkuese për këdo që përdor celularët gjatë drejtimit të automjetit apo nuk respekton limitet e detyrueshme të shpejtësisë.

Këto dy shkelje janë motive kryesore të aksidenteve rrugore në këtë vend, e pritet katërfishimi i gjobës ndaj përdoruesve të celularëve në timon si dhe risi urbanistike për të ngadalësuar lëvizjen e automjeteve me shpejtësi të lartë.

Parlamenti italian pritet të votoj së shpejti një normativë të re masash në kodin rrugor 2020.

Kjo normativë e re e sigurisë rrugore parashikon një rritje të gjobave nga 422 euro që është aktulaisht në 1697 euro për të gjithë ata drejtues automjetesh që përdorin telefonat si dhe heqja e patentës për 3 muaj në rast se janë përsëritës në shkeljen e rregullave të Kodit Rrugor.

Për të evituar lëvizjen me shpejtësi të lartë është propozuar ndërtimi i vizave të bardha në lartësi të ngritur deri në kufi me trotuarin me detyrimin e ngadalësimit të shpejtësisë së automjetit.

Gjithashtu është propozuar që komunat të instalojnë tinguj zanorë për të detyruar drejtuesit e automjeteve që të ngadalësojnë shpejtësine tyre deri në limitetet e lejuara.

Për ta garantuar sigurinë rrugore dhe të përdoruesve të biçikletave parashikohet të vendoset nëj masë largësi anësore 1.5 metra e detyrueshme nga çiklisti, në fazën e kalimit të tij nga një automjet. Ndërsa pranë zonave shkollore po mendohet ulja e shpejtësisë së detyruar për automjetet nga 50 km në 30 km në orë.

Prej vitit 2024 do të bëhen të detyrueshme përdorimi i rripit të sigurisë për automjetet ( autobuz e mikrobuz) që transportojnë fëmijët në shkolla.

Në vitin 2019 në Itali kanë humbur jetën në aksidente rrugore 1566 persona. janë regjistruar mbi 685 mijë shkelje rrugore për shpejtësi të lartë e janë tërhequr 61.322 patenta.

EMISIONET