Itali, 160 viktima nga heroina, arrestohen korrierët e drogës, mes tyre edhe shqiptarë

Itali, 160 viktima nga heroina, arrestohen korrierët e drogës, mes

Rajoni i Venetos në Itali renditet për numrin më të madh të personave narkomanë. Janë rreth 400 mijë, ku 8 % prej tyre janë minorenë.

Një biznes milioner që sipas autoriteteve italiane tashmë është në duar e trafikantëve nigerianë, shqiptarë e tunizianë.

Shifrat janë alarmuese, 30 viktima nga heroina nën moshën 30 vjeç janë regjistruar në këtë rajon në vitin 2017 ndërsa në 2018, viktima kanë qenë 160.

Viktima e fundit e 2019 është Ariana me origjinë argjentinase e cila një ditë më parë humbi jetën nga një overdozë heroine në banesën e saj në provincën e Trevizos.

Emergjenca e narkomanëve e sidomos numri i lartë i viktimave të heroinës në rajonin e Venetos ka alarmuar të gjithë Italinë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm antidorga italiane informon se ka ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 13 personave e 8 prej tyre janë "pusher" rrugësh, ata që shesin për pak euro doza të heroinës.

Mes të arrestuarve ka dhe shtetas shqiptarë ashtu siç konfirmon dhe alarmi në nivel kombëtar mbi trafikantët e heroinës

Heorina e prodhuar në Afganistani hyn në Itali përmes trafikantëve shqiptarë fakt i dokumentuar nga raportet e operacioneve të shumta të antidrogës. Shpërndarësit më të mëdhenj të kësaj droge herë për llogari të mafies italiane e herë për biznes të tyre janë shqiptarët. Një pjesë e heroinës së trafikuar shpërndahet dhe në vendet e Evropës Veriore.

EMISIONET