ISIS po forcohet përsëri

ISIS po forcohet përsëri

Dy vjet pasi humbi territorin e fundit në Irak, Shteti Islamik duhet se po riorganizohet.

Zyrtarët e inteligjencës kurde dhe perëndimorë i kanë thënë BBC-së se prania e IS në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe sulmet e IS janë në rritje.

Sipas zyrtarit të lartë kundër-terrorizmit kurd, Lahur Talabany militantët janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se al-Kaeda.

"Ata kanë teknika më të mira, taktika më të mira dhe shumë më shumë para në dispozicion të tyre. Ata janë në gjendje të blejnë automjete, armë, furnizime ushqimore dhe pajisje",tha ai.

Militantët po përfitojnë gjithashtu nga marrëdhëniet e tensionuara midis Bagdadit dhe qeverisë rajonale të Kurdistanit, pas një referendumi të pavarësisë kurde në 2017.

EMISIONET