Mbrëmjen e djeshme një ashqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane të Lecces.

Mediet fqinje raportojnë se i arrestuari është Erion Gjinajn, 39 vjeç akuzuar për ri-hyrje në mënyrë të paligjshme shqiptarit dëbuar më parë nga Italia.

Arrestimi i tij u bë pasi policia e Lecces e  angazhuar për kontrollin territorial, ndaluan makinën Alfa Romeo 159 të drejtuar nga shqiptari.

Pas verifikimeve të kryera nga policia u zbulua se  shqiptari kishte një urdhër dëbimi nga territori kombëtar italian i lëshuar në nëntor 2014.

/Ora News.tv/