Rebelimi i Granit Xhakës ka marr përmasa të mëdha në futbollin anglez. 

Gjesti i kapitenti të Arsenalit po diskutohet nga të gjithë eksponentët kryesor të opinion sportiv në ishull. Së fundmi, ish-lojtari i Arsenalit Charlie Nicholas ka kritikuar ashpër Xhakën për reagimin e tij ndaj tifozëve. Nicholas u shpreh se mesfushori 27-vjeçar nuk duhet të luaj më me klubin londinez.

“Ai është duke përfaqësuar Arsenalin si kapiten dhe është e papranueshme të mendosh se ai është po aq i madh sa klubi. Sjellja e tij ishte e tmerrshme dhe unë nuk shoh të ardhme për të në klub. Ai duhet t’i pijë ilaçet. Do të habitesha nëse ai do të kthehej të luante për Arsenalin”.

Një deklaratë e fortë që përkeqëson situatën për lojtarin me origjinë shqiptare. E ardhmja e Xhakës është vënë në pikëpyetje edhe pse ka besimin e shokëve të skuadrës.

/Ora News.tv/