Ish trajneri i Napolit sulmon ashpër Hysajn: Futbollist amator pa vazhdimësi

Ish trajneri i Napolit sulmon ashpër Hysajn: Futbollist amator pa


Napoli u mund pas 23 vitesh në "San Polo" kundër Interit me rezultatin 1-3. 

Elseid Hysaj luajti në këtë takim titullar duke bërë disa gabime në rreshtimin e tij në prapavijë. Pas sfidës ish-trajneri i Napolit, Xhani Di Marcio, tashmë konsulent i merkatos së futbollit, ka sulmuar ashpër mbrojtësin e Kombëtares kuqezi. Sipas italianit, shkodrani ishte fajtor për pësimin e golit të parë, duke bërë një gabim, që nuk bëhet as në futbollin amator.

Di Marcio e ka quajtur shkodranin si një futbollist që nuk ka vazhdimësi dhe bën gabime elementare duke i dhënë forcë kundërshtarit.

“Hysaj bëri një gabim të madh në ndeshjen ndaj Interit, dhe nuk e kuptoj pse nuk e mbrojti veten në rastin një kundër një me sulmuesin Lukaku. Diçka e tillë nuk bëhet as në Serinë B dhe ndoshta te amatorët. Pikërisht, kjo është e vërteta. Pa hidhëruar askënd, ky është realiteti. Shqiptari nuk ka vazhdimësi dhe po bën gabime elementare dhe duke i dhënë kundërshtarit forcë”, u shpreh Di Marcio për “Marte Sport Live”.

EMISIONET