Ish-presidenti i gjigantit europian "plas" bombën: Firma me Pogba e rrezikshme për klubin

Ish-presidenti i gjigantit europian "plas" bombën: Firma me Pogba

E ardhmja e Paul Pogba mbetet ende në ajër, por kjo jo edhe për shumë kohë.

Reali i Madridit është skuadra që e ndjek më me interes mesfushorin e Manchester United, që po mendon seriozisht një largim nga Premier League gjatë kësaj merkato vere. Për këtë fakt, spanjollët do të kërkojnë firmën me kampionin e botës.

Por për të arritur te 26 vjeçari, ekipit "Los Blancos" duhet të mposht konkurencën e Barcelonës dhe Juventus. Gjithsesi, ky operacion nuk i pëlqen aspak ish-numrit 1 të Realit të Madridit, Roman Calderon. Ish-presidenti i 13 herë kampionëve të Europës thotë se një transferim i Pogba në Madrid do të ishte i rrezikshëm për klubin.

"Unë mendoj se është i rrezikshëm. Është e rrezikshme sepse ai ka provuar se sjellja e tij nuk është më e mira në disa momente për një klub si Reali i Madridit. Ai dëshiron të jetë protagonist shumë herë. Ai kundërshton trajnerët dhe nganjëherë edhe shokët e ekipit. Kjo sjellje është pak e rrezikshme sipas mendimit tim. Lojtarët mund të ndryshojnë nëse atmosfera është e ndryshme dhe ata gjejnë lojtarët dhe trajnerin e duhur. Në këtë rast, duket se Zidane është i prirur për të firmosur me të dhe kjo mund t'i ndryshojë karakterin, Pogbasë."-tha 68 vjeçari në një intervistë për "The Sun".

 Kartoni i tij parashikohet t'i kushtojë rreth 100 milionë euro arkave të Realit të Madridit.

EMISIONET