Në një lidhje direkte për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se pse nuk po ndihet SPAK, kur ka kaq shumë tendera sekretë.

Manjani shtoi se Rama po përpiqet që tu marrë të drejtat dhe liritë shqiptarëve.

Manjani: Tendera sekret përditë, SPAK-u nuk ndihet fare. Tendera sekretë dhe kontrata sekretë sikur ky do të blejë armë. Shpenzohen lekë vu. Ku është ky SPAK-u meqë ra fjala?

Meço: Në karantinë.

Manjani: Kjo është e gjithë historia. Prandaj i duhen masat e jashtëzakonshme që t’i vërë të gjithë në gjumë dhe tu thotë që shiko se po vjen gogoli. Rrini atje se e di unë, se ashtu është një muhabet. Nuk keni të drejta dhe liri, nëse keni nevojë për diçka më thoni, nëse keni nevojë për ndonjë gjë për të ngrënë ju dërgoj Erionin me ndonjë qese dhe kjo është një histori, që po vazhdoi kështu, do të shkojmë drejt kafshës dhe jo njeriut.  

/Ora News.tv/