Ish-mesfushori i Milanit del hapur: Më telefononi dhe do të vij!

Ish-mesfushori i Milanit del hapur: Më telefononi dhe do të vij!

Milan po vuan shumë për të gjetur rrugën drejt fitoreve.

Kuqezinjtë kanë arritur të grumbullojnë vetëm 6 pikë nga po kaq javë kampionat, duke ndërlikuar jo pak pozitat në klasifikim.

Një gjendje skandaloze e klubit me mjaft histori, që pritet të ndryshojë fytyrë në javët e ardhshme. Por, për ta bërë akoma dhe më dramatike situatën ka menduar, Keisuke Honda. Ish-mesfushori i Japonisë dhe Milanit i ka dërguar një mesazh të qartë drejtuesve. 33 vjeçari, aktualisht nuk ka kontratë dhe një gjë të tille pretendon ta bëj sërish me kuqezinjtë.

"Më telefononi kur të keni nevojë për mua! Unë gjithmonë kam dashur t'ju ndihmoj," shkruan Honda në "Twitter".

33-vjeçari e provoi një marifet të ngjashme javën e kaluar, duke i kërkuar Manchester United që t'i bënte një ofertë. Honda luajti për Milanin mes viteve 2014 dhe 2017, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 14 asistime në 92 ndeshje. Gjatë eksperiencës te Milani, japonezi fitoi një Superkupë Italie.

EMISIONET