Ish-Ambasadorët dhe ish-Ministrat e Jashtëm themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, i cili ka si objekt analizën e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe kontribut në përmirësimin e strategjive diplomatike të vendit tonë. Në mbledhjen e tij të parë, Bordi themelues zgjodhi Besnik Mustafajn si Presidet të organizatës.

24 diplomatë themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Kjo iniciativë bashkoi personalitete të diplomacisë që në vite kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkomëtare ndër vite për vendin tonë.

Në mbledhjen e tij të parë, Bordi zgjodhi President Besnik Mustafaj, i cili u shpreh se kjo organizatë ka për të vënë përvojën  e çmuar  të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm.

Mustafaj: Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë u themelua pikërisht me qëllimin  e mirë për të dhënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm. Ky Këshill, do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe vetëm në shërbim të interesave kombëtare.

Anëtarët e kësaj organizate joqeveritare duhet të kenë mbajtur të paktën për një mandat postin e Ambasadorit ose të kenë qenë diplomatë të lartë, me funksione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë se pesë vjet. 

Gjithashtu të drejtën për t’u anëtarësuar në këtë Këshill e kanë edhe të gjithë ish- Ministrat e Punëve të Jashtme.

/Ora News.tv/