Ish-deputeti i PD publikon lajmin, Luan Baçi: Një nga punonjësit e rafinerisë së naftës humbi jetën sot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka shpërndar një njoftim, ku thotë se një nga protestuesit e Rafinerisë së Natës në Ballsh është ndarë nga jeta. Sipas tij bëhet fjalë për shtetasin Artan Boshtina, banues në Fier. Viktima, sipas Baçit, ishte punonjës në uzinë, teksa ushtronte punën si teknolog prej shumë vitesh. Ndërkohë korenspodentja e Ora News në Fier, Inelda Vallja, raporton se viktima ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar të dielën, por nuk është pjesë e grevës së urisë. Ajo konfirmon gjithashtu se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. 

Luan Baçi: Sapo mësova një lajm të trshitë. Ndahet nga jeta, një nga protestuesit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina, banues në Fier. Artani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, i la në një kohë që ata kishin shumë nevojë për Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur e stresuar, zemra e tij nuk duroi më. Teknolog, specialist prej shumë vitesh në uzinë, i papaguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës. I përkushtuar për punë, shoqërinë dhe familjen e tij. 

Ky shtet, kjo qeveri e korruptuar, këta banditë dhe hajdutë, kontribuan shumë fortë për fatin e tij të trishto. Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera familjes. Ngushëllime dhe ju kolegë të punës të Artanit protestues dhe grevistë të urisë. Mos harroni Artan Voshtinën, protestoni dhe për Artanin, protestoni pa u ndalur për familjen dhe fëmijët e tij. Ata kanë shumë nevojë sot për ndihmën e të gjithëve. 


EMISIONET