Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku thotë se Beogradi do ta ketë të vështirë një dialog me Albin Kurtin.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Çejku u shpreh se ecuria e bisedimeve me Serbinë do të varet edhe nga marrëveshje e koalicionit që Kurti do të zhvillojë me partitë e tjera.

Arben Çejku: Mendoj se vota u dha për sfidat e brendshme që ka vendi, natyrisht edhe për qëndrimet që ka mbajtur Albin Kurti për tezat e ndryshimit të kufijve dhe Beogradi do të këtë të vështirë një dialog me zotin Kurit. Por gjithsesi do të shikohet si do të jetë formati i koalicionit dhe çfarë do të nënshkruhet nga Kurti dhe pjesa tjetër e koalicionit. Do të ketë një marrëveshje që do të paraprijë ndërtimin e koalicionit dhe aty do të parashikohen vështirësitë nëpër të cilat do të kalojnë institucionet e Kosovës. Ai nuk e ka injoruar sa është arritur deri tani, duke përmendur 33 marrëveshjet, ai ka kërkuar implementim të tij. Pra indirekt Kurti ka filluar të japë kornizat në të cilat do të qëndrojë në bisedimet me Serbinë

/Ora News.tv/