Ironia: Disfatë e Soros në Hungari, triumf në Shqipëri

Ironia: Disfatë e Soros në Hungari, triumf në Shqipëri

Zgjedhjet  e së dielës në Hungari dhe rikonfirmimi i Viktor Orban si kryeministër ishin në fokus të analizës së mbrëmjes së sotme të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Zgjedhjet në Hungari të ditës së djeshme u ndoqën me shumë interes në Europë. Por janë interesante dhe nga pikëpamja shqiptare. Arsyeja është se në Hungari nuk u ndeshën thjesht dy palë politike hungareze por u ndeshën nga njëra anë kryeministri në fuqi Orban dhe në anën tjetër ishte Xhorxh Soros, i cili është përbetuar se do ta rrëzojë nga pushteti Orban disa herë. Orban i fitoi këto zgjedhje, të tretat rresht duke marrë madje një shumicë super prej 2/3 të ulëseve të parlamentit hungarez. Kundërshtarët e tij as nuk llogariten.

Çfarë ka rëndësi për Shqipërinë? Ka një ironi. Nëse ka një vend ku Soros ka investuar shumë është Hungaria, sepse Soros ka lindur në Hungari 87 vite më parë, në gusht mbush 88 vjeç. Është larguar nga Hungaria 18 vjeç drejt Perëndimit, një histori pak e dyshimtë. Soros ka investuar shumë në vendlindje për të sjellë në pushtet politikanët që donte. Hungarinë e ka pasur fushën e tij të parapëlqyer të eksperimentimit politik-shoqëror dhe arriti një rezultat të kundërt çuditërisht. Ndoshta jo dhe aq, sepse hungarezët u prekën në dinjitet nga ky njeri që nga njëra anë vë pasurinë e tij duke sulmuar dhe shkatërruar monedhat e ndryshme të vendeve të botës, ndër to edhe europiane. 

Ka sulmuar paundin britanik në '92, që u quajt  e "premtja e zezë", ka sulmuar liretën italiane, markën gjermane, frankën fraceze, jenin japonez dhe monedha të tjera të fuqishme. Ky njeri që pasurinë e tij e vë në këto mënyra, plus dhe me paratë e dyshimta të ofshoreve të cilët i përdor dhe për sulmet e tij financiare, ky njeri donte ti tregonte Hungarisë dhe modelin politik, kë duhet të zgjidhte në pushtet, si duhet ta ndërtonte shoqërinë, jetën.Të gjitha këto të sorosianëve që i kemi parë dhe këtu që nga maska e nacionalizimit, struktura e vjetër e OJF-ve që nën maskën e të drejtave shpesh kalohet në një aritokraci si rasti i LGBTI.

 Sorosi humbi në Hungari në vendin që investoi më shumë, në një vend me tradita të mëdha demokratike, humbi në vendin që bëri revolucionin e vërtetë antikomunist kundër Kremlinit që sundonte Europën Lindore.Nuk është rastësi që humbi, hungarezët u kundërpërgjigjen si një komb me dinjitet dhe rrëzuan modelin e Sorosit. Modelin që ai e quan shoqëri të hapur por që e shndërron shoqërinë si ai organizmi që hapet për të gjitha llojet e viruseve. Soros është një mjek që u heq imunitetin organizmave, shoqërive. Pastaj thotë të hynë të gjithë viruset se janë gjëra të përballueshme. Por ironikisht Soros triumfoi në Shqipëri se në atë gjendje që është opozita sorosiane në Hungari është opozita në Shqipëri e cila ka përballë një pushtet të mbështetur nga Soros. 

Opozita shqiptare i "lëpihet" Sorosit dhe pastaj kur ky i jep nga një shkelm fillon dhe murmurit. Jemi në situatën kur një vend jo shumë i madh si Hungaria, një vend ish-komunist arriti të gjejë rrugën e tij me dinjitet. Nuk po them se ka bërë mirë që i njëjti njeri fiton tre herë zgjedhjet, por kjo është një situatë e jashtëzakonshme nga mënyra si Soros kërkon të sjellë në pushtet njerëzit e tij. Opozita hungareze duke i dalë popullit hungarez me mbështetjen e Sorosit luan një lloj rulete ruse që tani mund të quhet ruletë hungareze.

Opozita kështu mund të humbë dhe gjashtë zgjedhje, ka humbur tre deri tani. Opozita shqiptare nuk është në gjendje më të mirë. Madje në zgjedhjet e ardhshme mund të tregojë se është në gjendje më të keqe. Por opozita shqiptare e cila ka përballë një lider, Edi Rama kryeministër që ka mbështetjen dhe parapëlqimin dhe dashurinë e madhe të Sorosit nuk ka alternativë tjetër vetëm për tu paraqitur si anti-sorosiane. Ky mësim vjen nga zgjedhjet hungaraeze.

EMISIONET