Irani gati për luftë me SHBA-të

Irani gati për luftë me SHBA-të

Irani është i përgatitur për mundësinë e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shpreson që tensionet mes dy kombeve të zgjidhen me dialog.

"Ne shpresojmë që të mund të fillojmë një dialog, por ne jemi gati për luftë", tha për RIA Novosti. zëvendës ministri i Jashtme Abbas Araqchi.

Ai theksoi se Irani ishte i vetëdijshëm për "elemente të caktuara" brenda qeverisë amerikane që shtyjnë për luftë me Iranin, edhe pse një konflikt i tillë do të ishte "katastrofik" për të gjithë Lindjen e Mesme.

"Ne e dimë se ka elemente të caktuara dhe njerëz që po përpiqen t'i shtyjnë Shtetet e Bashkuara të luftojnë me Iranin për qëllimet e tyre. Megjithatë, ne shpresojmë se mençuria do të mbizotërojë në Uashington, " tha ai.

Teherani në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar SHBA kundër provokimit të një konflikti, duke deklaruar se Irani nuk është i frikësuar nga retorika gjithnjë e më armiqësore e Uashingtonit dhe vendosja ushtarake. Megjithatë, Teherani gjithmonë ka pohuar se nuk kërkon luftë.

EMISIONET