Iran, 19 persona të vdekur nga përmbytjet, mbi 100 të plagosur

Iran, 19 persona të vdekur nga përmbytjet, mbi 100 të plagosur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Iran, ndërsa më shume se 100 kanë mbetur të plagosur.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë dhe makina të përmbytura dhe të dëmtuara.

Departamenti Meteorologjik i Iranit paralajmëroi për shira të furishëm në zona të ndryshme të vendit.

Televizioni shtetëror raportoi se disa provinca janë në gjendje gatishmërie për përmbytjet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i urdhëroi të gjithë guvernatorët e provincave dhe zyrtarë të tjerë të jenë të gatshëm për t'u marrë me përmbytjet.

EMISIONET