Investimet e huaja, Shqipëria duhet të vijojë reformat

Investimet e huaja, Shqipëria duhet të vijojë reformat

Shqipëria duhet të vijojë reformat për një mjedis sa më miqësor për investitorët. Përfaqësuesi i shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri, Silvio Petrazi tha se duhen reforma në sektorin e bujqësisë ku ende nuk ka interes nga investitorët e huaj.

Petrazi: "Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë por kërkojmë që mjedisi të bëhet edhe më miqësor. E dimë që qeveria i ka përparësi por duhet të ecet para. Duhet të kujtojmë se jemi ambasadorët më të mirë për të promovuar investimet. Është mirë të thithen investitorët e rinj. Por investitorët nuk kanë shumë interes për bujqësinë. Megjithatë nëse do të ndërmerrni reforma strukturore, investitorët do të kenë interes." 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ofroi më shumë garanci në zbatimin e kontratave.

"Qeveria do të bëjë rolin e saj duke ofruar lehtësira sa herë që të mund të ketë konflikte, sa herë që janë gjëra që varen nga qeveria e duhen patjetër që të zgjidhen në kohë" u shpreh Damian Gjiknuri.

Edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe ministri i Bujqësisë premtuan zgjidhje për investitorët e huaj.

"Ktheni sytë nga bujqësia. Ju siguroj se qeveria është duke ndërmarrë hapa konkretë" thanë ministri Peleshi dhe ministrja Sonila Qato

Problemet kryesore që shqetësojnë investitorët e huaj janë burokracitë në administratë. Sistemi fiskal, problemet me pronën e korrupsionin.

 /Oranews.tv/



EMISIONET