“Internimi”, fitues në Arizona Film

“Internimi”, fitues në Arizona Film

Premiera e filmit "Internimi", fitues i Arizona International Film Festival është shfaqur premierë gjatë mbrëmjes së të hënës edhe për publikun shqiptar. Me regji të Kast Hasës, "Internimi" sjell në vëmendje vuajtjet e familjeve shqiptare gjatë komunizmit, dashuritë e humbura për shkak të mentalitetit dhe fytyrën e vërtetë të pushtetit mizor.

Një trekëndësh dashurie në kohërat e errëta të komunizmit erdhi premierë në kinemanë shqiptare nën titullin “Internimi”.

Me regji të Kast Hasës, filmi "Internimi" është një pasqyrë e vuajtjes së familjeve shqiptare gjatë vitit 1983 si dhe të fytyrës së vërtetë mizore të pushtetit të kohës.

Të emocionuar për eksperiencën,  aktorët shprehen tejet entuziastë edhe për suksesin që ky film ka patur.

Filmi "Internimi" është shpallur filmi më i mirë në Arizona Internationail Film Festival, duke lënë shenjë edhe në premierën botërore të filmit.




EMISIONET